Papa Françesku: Nuk duhet që të pasurit të sundojnë botën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2015, 10:24
Duke dhënë mesazhin e tij për masat, Papa Françesku bëri thirrje për një sistem të ri drejtësie të bazuar në të drejtat e njeriut dhe kujdesit për mjedisin në vend të përfitimeve ekonomike.“Të mirat e Tokës duhet të shfrytëzohen nga të gjithë,” tha Papa, “dhe pavarësisht pasurisë, çdokush ka vend në botë”.Papa bën thirrje për mbrojtje të mjedisit, një temë kjo mjaft e përhapur në papatin e tij, në ditën e dytë të turneut të tij javor të Amerikës së Jugut.Ai po u fliste një grupi udhëheqësish në një kishë në kryeqytetin e EkuadoritMë vonë këtë javë, Françesku do të vizitojë Bolivinë dhe Paraguain.