AI: Refugjatët në Ballkan të rrahur nga policia, të harruar nga Europa
Refugjatët që largohen nga vendet e tyre për shkak të problemeve ekonomike dhe sociale që hasin në vendet e tyre dhe detyrohen të kalojnë përmes Ballkanit përballen me dhunë dhe keqtrajtime.Emigrantët që vijnë nga shtete të ndryshme të botës dhe që kërkojnë një vend më të mirë për të jetuar përballen me dhunë dhe mungesë strehimi gjatë lëvizjes së tyre në Ballkan.Amnesty International ka publikuar raportin ku theksohet se dhuna ndaj migruesve është konstatuar kryesisht në Maqedoni, Serbi e Hungari.Nga studimi është konstatuar se në kufirin e Maqedonisë me Greqinë dhe në atë të Serbisë me Maqedoninë, refugjatët dhe migruesit zakonisht janë subjekte të dënimeve të paligjshme dhe keqtrajtimeve nga policia kufitare.Shumë prej tyre detyrohen të paguajnë ryshfete. Një dëshmitar i tha Amnesty International se policia kufitare serbe afër kufirit me Hungarinë, kërcënoi se do të kthejë mbrapsht gjithë grupin nëse nuk paguajnë secili nga 100 euro.Po ashtu edhe emigrantët që arrijnë në ishujt përballen me kushte të tmerrshme të pranimit.Refugjatët të cilët janë kryesisht afganë dhe sirianë tregojnë se janë keqtrajtuar fizikisht si dhe u janë marrë paratë.Shumë nga refugjatët tregojnë se janë janë burgosur arbitrarisht nga autoritetet maqedonase për Pranimin e të Huajve - e njohur si Gazi Baba - pa asnjë masë mbrojtëse ligjore apo mundësi për të kërkuar strehim.Amnesty International deklaron se numri gjithmonë e në rritje i refugjatëve që marrin rrugët e Ballkanit, është rrjedhojë e dështimit të politikave të migrimit dhe strehimit në Bashkimin Evropian, mbi të cilat Serbia dhe Maqedonia nuk ushtrojnë kontroll.Në raport theksohet se në vend që t'i jap përparësi përmirësimit të sistemit të strehimit përgjatë rrugës Ballkanike, Bashkimi Evropian ka investuar në përpjekjet për të forcuar sistemin e "menaxhimit te kufijve".Ndër të tjera i bëhet thirrje Serbisë dhe Maqedonisë që të punojnë për të rritur dhe respektuar të drejtat e migruesve dhe refugjatëve.Të gjitha këto problematika sipas Amnesty International kërkojnë një shqyrtim më të gjerë të politikave të migrimit dhe strehimit në BE".Raporti është mbështetur në katër misione hulumtuese në Serbi, Hungari, Greqi e Maqedoni ndërmjet korrikut të vitit 2014 e marsit të vitit 2015 dhe intervistimit të mbi 100 refugjatëve dhe migruesve.