Digjen 10 hektarë pyje, nga zjarri u rrezikuan dhjetëra banesa në Balldre

Të paktën 10 hektare pyje janë djegur nga zjarri në Malin e Rrencit, në Balldre të Lezhës, i pikasur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të hënës.Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor, ndërsa janë rrezikuar edhe disa banesa përreth.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lezhës të cilët pasi kanë parë agravimin e situatës kanë kërkuar edhe ndihmen e kolegëve të tyre nga Mirdita, Shkodra dhe Kurbini për të neutralizuar flakët, por ndërhyrja ka qenë e pamundur  përshkak të terrenit të thyer.Forcat zjarrfikëse janë përqëndruar pranë banesave për të shmangur çdo rrezik për jeten e banorëve.“Kjo është një vatër e përsëritur, shkaqet akoma nuk janë përcaktuar, por era ka qenë shumë favorizuese për të bërë të mundur hapjen dhe zmadhimin e kësaj vatre zjarri.”Zjarri në Malin e Rrencit ndonëse vazhdon ende, është vënë nën kontroll.Nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga barinj të zones për të hapur kullota të reja.lezhe zjarr 1 lezhe zjarr 2 lezhe zjarr 3