Ambasadori, Donald Lu, kritika drejtësisë: Ka disa raste shokuese në sistem

Ambasadori amerikan Donald Lu i pranishem ne nje tryeze ku po diskutohej reforma ne drejtesi, foli me tone shqetesuese per gjendjen e ketij sistemi ne vend.Lu:Shqiperia ka historite e saj qarkulluese te korrupsionit ne drejtesi. Kam degjuar per rastin e nje nene shqiptare qe kishte qene viktime e rrahjes prej bashkeshortit te saj. Ajo pati kurajon te denonconte ne Gjykate. Gjykatesi ne menyre te mistershme  i dha kujdestarine per 2 nga 3 femijet, bashkeshortit, nje krimineli te dhunshem seksual".Diplomati amerikan Donald Lu Lu pohoi se ndër vite vetëm 3 gjyqtarë janë dënuar në Shqipëri, ndërsa prokuror asnjë, pavarësisht nivelit te  lartë ne sistemin e drejtesise.Lu: "Në vitet e fundit vetëm 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por asnjë prokuror. Ky është një fakt që duhet të na bëjë të mendojmë dhe të kuptojmë se ku duhet ndërhyrë.Drejtësia është e mirë për të gjithë. Për politikën, për qytetarin për të gjithë dhe prandaj duhet një pjesëmarrje e gjerë e publikut në konsultimet për reformën në drejtësi”.Në takimin e dytë të zhvilluar në qytetin e Durrësit, u analizuan 2 nga 7 prioritetet  kryesore të proçesit të reformës, atë të "Drejtësisë Penale dhe Masat antikorrupsion".