Godet me grusht Rektorin e Vlorës, mosmarrëveshje me të shoqen pedagoge
Një përplasje mes Rektorit të Universitetit të Vlorës Albert Qarri dhe avokatit Kujtim Cakrani është regjistuar pak para nisjes së një aktiviteti ku do të ishte i pranishëm edhe Presidenti Bujar Nishani.Sipas rektorit Qarri shtetasi Kujtim Cakrani, bashkëshorti i një pedagogeje në Universitet e ka goditur me grushte, ngjarje të cilën e ka denoncuar në polici, ndërsa i faturon edhe djegien e dy makinave të tij më parë. Por akuzat janë hedhur poshtë nga vokati Kujtim Cakrani, ndërsa sqaron edhe arsyen e konfliktit.Kujtim Cakrani: Konflikti ka qenë vetëm verbal. Rektori i Universitetit për të gjitha këto abuzime është hakmarrë ndaj bashkëshortes time. Dita e sotme ishte një hakmarrje ndaj kallëzimit që kam bërë unë në Prokurori, sepse po hetohet nga prokuroria për faslifikim dhe shpërdorim detyre.Sipas Cakranit, rektori Albert Qarri ëshët fajtor për qindra mijëra euro abuzime, që i ka përfituar duke bërë disa herë udhëtime drejt SHBA-së.Kujtim Cakrani: Për 6 mujorin e vitit 2012-2013 gruaja e rektorit bashkë me rektorin kanë udhëtuar jashtë shtetit për 6 muaj 90 herë, gjithmonë këto me fondet e universitetit. Kam provat dhe vërtetojnë hyrjet dhe daljet të rektorit të cilat janë të pajustifikuara.Pas deponimit te rektorit ne komisariat e Vlores, ku ka rezultuar se nuk ka dëmtime faciale, çeshtja pritet të hetohet nga prokuroria e qytetit.[caption id="attachment_543075" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi perplasja[/caption]