Asgjesohen mijëra rrënjë kanabis sativa në Berat, Vlorë e Tepelenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2015, 10:30
Mijëra rrënjë kanabis po asgjesohen cdo ditë në të gjithë vendin në aksione të ndryshme të policisë. Në Vlorë në orët e fundit janë zbuluar dhe janë asgjesuar 7 parcela me 487 bimë narkotike kanabis të mbjella në tre fshatrat Kekorve, Lapardha dhe Gorisht.Policia ka arrestuar pronarët e parcelave Kerkovë, Fejzi dhe Nehat Hoxhaj, Ndërsa në dy fshatrat e tjerë nuk ka ende të arrestuar.Edhe në Berat janë asgjesuar 630 rrënjë kanabis në fshatin Plashnik. Policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit dhe 4 persona të tjerë që akuzohen për mbjelljen e kanabisit.Ndërkohë mbrëmë në qarkun e Shkodrës janë asgjesuar 24 parcela me 6138 rrënjë bimë kanabis.Edhe në Tepelenë policia asgjesoi 3130 bimë narkotike kanabis sativa.