Shkurtohet 40% e administratës vendore, Hoti:Qeveria, strukturë provizore

Rreth 40% e administratës vendore do të shkurtohet, ndërkohë që kryebashkiakët e rinj mund të punësojnë të rinj, në bazë të nevojave që do të kenë njësitë e tyre. Por qeveria, do t’u propozojë 61 Bashkive të reja një strukturë provizore për organizimin e administratës, me qëllim që të mos preken shërbimet për qytetarët.Tiranë- Pas konstituimit të 61 Bashkive të reja, rreth 40% e administrates vendore do të shkurtohet. Por kjo nuk do të jetë kategorike për të gjitha Bashkitë.Ndërkohë që edhe kryebashkiakët do të jetë të lirë të punësojnë të rinj.Këshilltari i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Enea Hoti, shpjegon në një intervistë për Ora News sesi do të organizohet administrata në Bashkitë e reja.Hoti: “Mesatarisht shifra 40% përkon me ato pozicione që paguheshin nga buxheti i komunave të shkrira, që janë këshilltarët që suprimohen, kryetari i komunës, sekretarja e këshillit të komunës apo bashkisë, një financier, një jurist që tani janë pozicione që qendërzohen te bashkia qendër. Janë vetë kryetarët e rinj të cilët në çdo bashki konkrete do të marrin masat konkrete përsa i përket numrit që shkurtohet apo edhe që shtohet”.Ndërkaq qeveria do t’i propozojë kryebashkiakëve të rinj një strukturë provizore për administratën, me qëllim që të mos preken shërbimet për qytetarët.Hoti: “Deri në fund të dhjetorit për ato pozicione që duhet medeomos rrinë në çdo njësi që suprimohet për të mos cënuar vijueshmërinë e shërbimit”.Përfaqësuesi i Ministrisë për Çështjet Vendore shpjegon se urdhri i një ditë më parë i Ministrit Cani për mbylljen e llogarive të Komunave dhe Bashkive që do të shkrihen nuk prek qytetarët, të cilët do të vijojnë t’i marrin shërbimet si deri më tani dhe në të njëjtat zyra.