Ahmet Prençi akuza Drejtores së Tatimeve: Denigroi institucionin, Ora News siguron letrën
Tronditet Drejtoria e Tatimeve. Një nga zyrtarët në postin më të lartë, Ahmet Prenci, Drejtor i Hetimit Tatimor ka dhënë dorëheqjen me shkrim vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve vendore. Ora Neës ka mundur të sigurojë shkresën e dorëheqjes, ku renditen arsyet, ku kryesorja është denigrimi i Institucionit, sipas tij nga Drejtorja e tatimeve, Brisida Shehaj.Ahmet Prenci ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Hetimit Tatimor. Në shkresën që i ka drejtuar eprores së tij Brisida Shehaj, që është siguruar nga Ora News nga burime koefidenciale prane tatimeve, Ahmet Prençi, lëshon akuza të ashpra ndaj Drejtores së Tatimeve.Ish-drejtori i Hetimit Tatimor e konsideron të frytshëm bashkëpunimin vetëm në muajt e parë pas marrjes së detyrës.Ai ka renditur një sërë faktorësh që e detyruan të ndërmerrte këtë vendim që nga cënimi dhe nëpërkëmbja e parimeve profesionale dhe ligjore në ushtrimin e detyrës deri tek marrëdhënia e munguar ndërpersonale për krijimin e një klime të duhur besimi mirëkuptimi, bashkëpunimi e ndihme reciproke."U bë më shumë se një vit që Ju, me apo pa dëshirë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve Tuaja, e izoluat dhe denigruat institucionin e Hetimit Tatimor. Jo vetëm në përditshmërinë e praktivae administrative, por edhe në rastet ku u jam drejtuar me Memo apo kur kam paraqitur shqetësime konkrete, Ju nuk jeni përgjigjur"Duke e konsideruar alarmante situatën, Prenci thekson se nuk sheh rrugë tjetër vec dorëheqjës."Përballë një situate të tillë alarmante, unë largohem nga detyra, me dëshirën që kjo të shërbejë si këmbanë alarmi për të ardhmen e këtij institucioni, i cili nuk është pronë private e askujt!"Ahmet Prenci konsideron dorëheqjen një akt normal ligjor, moral dhe administrativ. Ndërsa i kontaktuar nga Ora News, ish-drejtori i Hetimit Tatimor nuk ka pranuar të komentojë dorëheqjen.[caption id="attachment_541191" align="alignnone" width="633"]
Ne foto: Letra e Ahmet Prencit[/caption]