Tahiri: Frroku s’kishte ndalim ligjor. Berisha: E nisët në Kubë, e mbaroi misionin

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në seancën e parë pas zgjedhjeve të 21 qershorit, ka shpjeguar pozicionin e tij në lidhje me Arben Frrokun, i cili u largua nga Shqipëria dhe tashmë është në kërkim ndërkombëtar. Tahiri tha se pas vendimit të Gjykatës sipas së cilës ishte i pafajshëm, ai nuk kishte asnjë ndalim ligjor për të lëvizur brenda apo jashtë vendit.Ndërsa ish kryeministri Berisha akuzoi se Frrokun e nisën në Kubë pasi e mbaroi misionin.Saimir Tahiri: Dua të bëj edhe një sqarim për dy deklaratat e fundit lidhur me shtatsin Frroku që është larguar nga Shqipëria, medemek se i hapi rrugën  Edi Rama. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, që e dënoi për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, sipas së cilit shtetasi ishte i pafajshëm dhe si i tillë i lirë,  zotëria në fjalë nuk kishte asnjë ndalim ligjor për të lëvizur lirshëm brenda apo jashtë vendit.  Në pikën kufitare, në kufirin shqiptar  ky shtetas është regjistruar në regjistrin manual sepse tims nuk funksiononte. Regjistri është aty dhe mund të shihet. Nesë PD ka ankesë mund ti drejtohet prokurorisë. Po keni ndonjë merak shkoni verifikohen. Policia ka bërë verifikimin e statusit e shtetasit dhe pasi është verifikuar është lejuar të udhëtojë. Po kështu është bërë ndalimi në një pikë kufitare jashtë shqipërisë, ku policia e atij shteti ka komunikuar me Interpol Tirana, e cila pas komunikmit me Prokurorinë,  i ka kthyer përgjigje atij shteti se nuk ekzistonte asnjë bazë ligjore për ta ndaluar atë person.Pavarësisht nxitjes për ta konsideruar edhe këtë në cështje elektorale më vjen keq që është një konfirmimin i vullneitt tuaj për të bërë pis një proces zgjedhor duke sajuar skenar spekullativ që vetëm ju jeni të denjë për ta bërë. Sali Berisha: Ata që akuzoni ju e kapen Arben Frrokun brenda gjysëm ore, e identifikuan vrasësin, e sollën nga Selaniku e vunë pas hekurave dhe e liruat ju. E liruat për të blerë votat në Pukë. E nisët në Kubë sepse mbaroi misionin, por shpirti i komisarit të vrarë do ju ndjekë gjithë jetën. Ja ku u vra komisari tjetër në hyrje të Lazaratit, asnjeri nuk e akuzoi se e nxorët në pritë, ndonëse e nxorët në prite, ndonëse u vra nga njerëz të lidhur me qeverinë. Është e faktuar.