Italia shpëton 900 emigrantë për një ditë

Shpëtohen nga mbytja në Mesdhe më shumë se 900 emigrantë. Imazhet e shpëtimit të tyre janë publikuar nga autoritetet italiane.Mesdheu vijon të sjellë qindra emigrantë cdo ditë në brigjet italiane. Vetëm të martën gjatë gjithë ditës dhe natës roja bregdetare italiane ka arritur të shpëtojë më shumë se 900 emigrantë në operacione të ndryshme.Imazhet janë publikuar nga autoritetet detare italiane, kurse shpëtimi i tyre, sic tregojnë edhe forcat detare vjen rëndom si cdo ditë. Anijet me të cilat udhëtojnë emigrantët janë të vjetra dhe të pasigurta, kanë difekte të ndryshme, bllokohen në mes të detit më së shumti në afërsi të brigjeve libiane dhe më pas japin alarmin sos.Teksa gjendja e refugjatëve është kjo që shihni, liderët e Bashkimit Evropian javën e kaluar ranë dakord për të shpejtuar riatdhesimin e emigrantëve të cilët nuk kualifikohen për azil, në një përpjekje për ti dekurajuar ata të ndërmarrin udhëtime me rrezik vdekjen.Reth 2,000 persona kanë humbur jetën që nga janari i këtij viti në tentativë për arritur brigjet italiane apo ato greke.