Futet trageti i ri i Ventouris Ferries, kushte luksoze
Prej të mërkurës, në Portin e Durrësit ka hyrë në linjë një tjetër traget për linjë Durrës-Bari dhe anasjelltas. Kompania Ventouris Ferries, operuese prej 16 vitesh ka futur tragetin Rigel II, me kapacitet më të madh se ai i pari, prej 1800 personash, me 1200 shtretër.Besa Niko, përfaqësuese e kompanisë: Përmirësim standardesh, përmirësim e cilësisë së shërbimit. Ka një kapacitet prej 1850 pasagjerësh, nga këto 1200 janë krevate 550 vende mjetesh, ka 5 bare, ka vende dhe hapësira për fëmijë.Anija ofron pesë salla të mëdha restorantesh, bare, kinema e kënde lojërash për fëmijë.Futja në linjën e përditshme Durrës-Bari, e tragetit të ri është pritur mjaft mirë edhe nga pasagjerët e parë, të cilët kanë vlerësuar higjenën, sigurinë e shërbimin e ofruar nga personeli.Me afro 500 pasagjerë në bord, trageti mes fishekzjarrëve ka nisur nga Durrësi lundrimin e sigurtë drejt Barit.