Tentoi të korruptonte policin e rrugores me 4000 lekë, arrestohet i riu

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, teksa tentoi të korruptojë punonjësin e policisë rrugore.(ne foto: mjeti me te cilin udhetonte i riu sebashku me rushfetin qe i ofroi policit)Alban Dema po lëvizte automjetin tip “Opel Insignia” me targa AA 982 FH në rrugën e Elbasanit rreth orës 13:00 të mesditës, kur ka hyrë me të kuqe në semaforin tek shkolla e Gjuhëve të Huaja.Ai është ndaluar menjëherë nga policia rrugore për shkelje të sinjalistikës, por ka rezultuar se nuk dispononte as leje drejtimi.Në këtë moment ai i ka ofruar punonjésit të policisë shumén prej 4000 lekésh për ta lejuar të kalojë, por është arrestuar.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprén penale té" Korrupsioni aktiv i personave qé ushtrojné funksione publike".[caption id="attachment_540425" align="alignnone" width="640"]ryshfet Ne foto: Ryshfeti i ofruar nga i riu si dhe leja e drejtimit qe iu gjet ne perdorim[/caption]