Rrëzohet avioni ushtarak me 122 persona në bord, asnjë i mbijetuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2015, 08:20
Asnjë i mbijetuar nuk raportohet të jetë gjendur nga rrezimi i një avioni ushtarak me 122 persona në Indonezi.Avioni u rrëzua në zonën rezidenciale të qytetit Medan.Zyrtarët konfirmuan se avioni u rrëzua mbi dy shtëpi, ndërsa një makinë aty pranë shpërtheu duke krijuar një vatër zjarri në zonë.Ende nuk dihen se sa persona të tjerë në tokë janë prekur nga aksidenti përveç 122 personave qe humben jeten ne bordin e avionit.Zëdhënës të ushtrisë deklaruan se avioni u rrëzua pak minuta pasi ishte nisur, ndërsa konfirmoi që në bord ndodheshin 110 pasagjere, dhe 12 persona nga personeli.Autoritetet po investigojnë shkaqet që çuan ne kete tragjedi por dyshimet e para jane per nje problem me motorrin.Lajmi i përditësuar