ISIS merr përsipër atentatin në Tunizi, mbyllen 80 xhami

Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin e ndodhur dje në plazhin Sousse në Tunizi, ku deri tani kanë mbetur të vrarë 39 persona, ndërsa 36 të tjerë janë plagosur. Mes viktimave janë dhe shumë turistë.Përmes një komunikate të shpërndarë nga xhihadistët në Tëitter shpjegohet se “një ushtar I kalifatit ka mundur të arrijë objektivin duke vrarë rreth 40 persona pjesa më e madhe shtetas të shteteve që lufojnë shtetin e Kalifatit.Në këtë deklaratë ISIS thotë se sulmoi ‘shpellat e imoralitetit”Atentate dhe në Francë, Kuvajt dhe në SomaliTë premten e 26 qershorit u shënua dhe një atentat në Francë, në një fabrikë pranë Lion. Në Kuvajt numërohen 27 të vdekur në një masakër në një xhami shiitie. Ndërsa në Somali, një kamikaze al Shabab është hedhur në erë në një bazë ushtarake duke shkaktuar vdekjen e 30 personave.Mbyllen 80 xhami në TuniziNë Tunizi autoritetet vendase urdhëruan mbylljen e rreth 80 xhamive duke I akuzuar për nxitje të dhunës. Xhamitë që veprojnë jashtë kontrollit të shtetit po përhapin “helm” dhe do të mbyllen brenda një jave, informon qeveria.Ndërkohë qindra turistë të huaj po largohen nga Tunizia. 13 udhëtime janë organizuar brenda natës me destinacion Londrën, Manchester, Amsterdam, Bruksel e Shën Peterburg.Viktimat në Tunizi kryesisht britanikeViktimat në Tunizi janë kryesisht shtetas britanikë ka konfirmuar kryeministri Habib Essid. Por mes të vrarëve ka dhe shtetas belgë, gjermanë, francezë./Oranews.tv/