Futbollisti i kombëtares Hysaj bën publike dashurinë me ish-Miss Shqipërinë

Futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, aktualisht lojtar i skuadrës së Empolit në kampionatin italian të futbollit ka bërë publik dashurinë e tij me “Miss Shqipërinë 2013”, Florenca Lekstakaj.Në një intervistë për të përditshmen "Il Tirreneo", Hysaj është shprehur "se është hera e parë që flasin për historinë e tyre të dashurisë.“Pas shtatë ditësh do të zyrtarizojmë lidhjen tonë me një festë fejese, thotë ai, nuk është martesë, por diçka mjaft të ngjashme. Do të jetë një festë me të gjithë të afërmit tanë. Një hap mjaft i rëndësishëm për ne."Futbollisti shqiptar rrëfen këtë histori speciale dashurie, lindur mes qytetit të Empolit e Shqipërisë.Elseid Hysaj e Florenca Lekstakaj janë rritur në qytetin e Empolit, ku janë takuar e dashuruar me njëri-tjetrin."E kam njohur qysh në shkollë- thotë Elseidi- më ka rënë në sy menjeherë, por për t'i rrëmbyer një puthje m'u desh të pres shumë".Ndërsa Florenca shprehet "se kur janë njohur ajo se kishte idenë se ai ishte një futbollist, e as nuk ia kisha idenë futbollit. Ndërsa sot nuk humb asnjë ndeshje:"Elseid Hysaj ka lindur në qytetin e Shkodrës e para se të mbërrinte në Itali konsiderohej një talent i futbollit shqiptar.Babai i tij emigroi në Itali si klandestin në bordin e një gomone. Puna si murator e solli të punojë në shtëpinë e menaxherit sportiv Marko Piccilio.Bisedon me të për djalin e tij e pasionin për futbollin. Gjithçka ndodh mjaft shpejt. Mbërritja në Itali, provimi me Empolin e konfirmimi me skuadrën.Florenca Lekstakaj ka lindur në Firence, siç sugjeron emri i saj, më vitin 1995, nga një familje emigrantësh shqiptar me origjinë nga qyteti i Lezhës. Në vitin 2013 motra e saj e regjistron në konkursin “Miss Shqipëria”, i cili e kurorëzon më e bukura e Shqipërisë.Elseidi e Florenca janë dy bij emigrantësh shqiptarë me hsitorine tyre të dahurisë të lindur në qytetin e Empolit, por me rrënjët e kulturës dhe traditës shqiptare."Tek ne, thotë Hyskaj nuk ekzistojnë historiçka. Nje marrëdhënie është serioze e fejesa vlen sa një martesë.""Familjet tona, vazhdon Florenca, janë familje shqiptare që prej shumë vitesh jetojnë në Itali e që kanë asimiluar një pjesë të mirë të kulturës së këtij vendi."Historia e dashurisë mes futbollistit kuq e zi, Elseid Hysaj, e Florenca Lekstakaj përkufizohet nga mediat italiane si "Kampioni e miss-i, në një lidhje mes dy flamujsh".Ndërkohë të rejat më të fundit nga aktiviteti fubolllistik i kampionit shqiptar flasin për një afrim gjithnjë e më shumë të tij në klubin roman të Lacios."Kudo që ai të shkoj,thotë Florenca, unë do ta ndjek pas".lekstakaj_fiorenza_miss_shqiperia_2013_14 mis