Fyen Rita Orën, reperi Asap Rocky jep arsyet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2015, 20:35
Reperi Asap Rocky është përpjekur të sqarojë tekstin eksplicit rreth këngës për Rita Orën.Ai ka deklaruar në një intervistë se kënga është shkruar atëherë kur raporti i tij me Ritën nuk ishte i mirë.“Ajo më futi në shumë telashe por unë dua vetëm të sqarohem se unë nuk kam thënë ‘mos e dëgjoni muzikën e saj’ ose ‘ajo është person i tmerrshëm”, tha ai.Reperi është shprehur se ndihet keq për disa gjëra që i kishte bërë në lidhje me Ritën.“Kur ishim të lidhur dhe kam bërë disa gjëra me të që nuk është dashur t’i bëj, ajo e ka hapur gojën më shumë se që duhej. Por sinqerisht kënga është shumë e vjetër. Është nga koha e situatës së cilës i referohem në këngë”, u shpreh reperi.