David Beckham, babai krenar i mëson biçikletën vajzës së tij të vogël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2015, 21:11
David Beckham këtë të dielë ka vendosur t’i kushtojë kohë vajzës së tij të vogël për t’i mësuar se si të ngasë biçikletën.Ylli i futbollit 40-vjeçari Beckham, ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një foto të adhurueshme me vajzën e tij 3- vjeçare e cila ecën përmes barit pa stabilizues (goma ndihmëse të biçikletës).“Shikoni vajzën time të madhe në ditën e parë -pa stabilizues” – është shprehur krenar Beckham në foton bardh e zi që ka postuar.
