Vdes peshkatari, shpohet nga peshku shtizë

Një kapiten peshkarexhe ka gjetur vdekjen pasi u shpua nga një peshk shtizë në Haëai.Randy Llanes, 47 vjeç, u vra të premten më 29 maj ndërsa po përpiqej të kapte peshkun shtizë me pushkën e tij të ujit, sipas Departamentit të Policisë së Haëait.Llanes, që drejtonte një peshkarexhë të madhe, u hodh në ujë në portin Honokohau pasi vuri re peshkun e madh.Edhe pse Llanes e goditi njëherë peshkun me armën e tij, sipas zyrtarit David Matsushima, peshku i ishte kthyer duke e sulmuar atë.Skuadrat e emergjencës u vunë menjëherë në lëvizje për shpëtimin e 47-vjeçarit, por ai gjeti vdekjen në spital pas plagës së rëndë të marrë në kraharor, raporton CNN.Peshku shtizë ishte i gjatë gati 2 metra dhe peshonte 20 kilogramë.Haëaii njihet si një ndër vendet ku peshqit shtizë janë të shumtë në Shtetet e Bashkuara. Ai konsiderohet një peshk i shpejtë, i egër e i vështirë për t’u kapur.[caption id="attachment_523375" align="alignnone" width="470"]harry llanes Ne foto: Peshkatari Randy Llanes[/caption]