Inglesias incident të hidhur me dronin, i pret gishtat në koncert

Këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias, ka kaluar një eksperiencë jo të këndshme gjatë koncertit në Tijuana të Meksikës të dielën ( 31 maj 2015).Një incident gjatë performancës së tij, ka bërë që ai për 30 minuta ai të këndojë i gjakosur.Gjithça ndodhi në momentin që Iglesias është përpjekur të kapë në skenë një dron që fluturonte në skenë, ku helikat e mprehta i kanë prerë gishtat.Ndonëse nuk ka pësuar dëmtime serioze, këngëtari është fotografuar në skenë me gishtat dhe bluzen e gjakosur.Vetë organizatori i koncertit shpjegoi se droni përdoret për të realizuar fotografi ajrore dhe ndonjëherë Enrique e kap atë për të realizuar foto nga afër, por ngjarja shkoi keq.Pavarësisht kësaj, Enrique ka vazhduar të këndojë për 30 minuta pas dëmtimit, ku gjakderdhja ka vazhduar përgjatë gjithë kohës.Ai u transportua më pas në spital, ku po rikuperohet.9 Enrique Iglesias Enrique Iglesias 12 13