Shpërthimi i vullkanit arrin lartësinë 9 mijë metra në qiellin e Japonisë

Një vullkan shpërtheu mëngjesin e të premtes(29 maj) në ishullin e vogël japonez Kuchinoerabu, duke dërguar tymin re të zi rreth 9 mijë metra lart në qiell dhe duke bërë që autoritetet të evakuojnë banorët e ishullit dhe të anullonin fluturimet.“U dëgjua një shpërthim i fuqishëm, dhe pas shpërthimit një tym i zi u ngrit lartë, duke errësuar qiellin”, tha Nobuaki Hayashi, shefi i fshatit lokal.Një njeri kishte djegie në fytyrën e tij, raporton CBC News, por asnjë person tjetër nuk është raportuar i lënduar.imrs (1) imrs (2) asf/oranews.tv/