Pritet të ndërtohet ura prej xhami më e gjatë dhe më e lartë në botë
Zhangjiajie, një park kombëtar në provincën Hunan, pritet të ndërtojë urën prej xhami më të gjatë e më të lartë në botë.Ura mendohet të jetë gati në muajin korrik. Ajo do të lidhë dy shkëmbinjtë në zonën e Kanionit të Madh Zhangjiajie, e do të ketë një gjatësi prej 430 metrash, 6 metra gjerësi dhe lartësi mbi 300 metra.Në krahasim me të, ura e xhamit në Shtetet e Bashkuara është 21 metra e gjatë, dhe qëndron 219 metra nga toka. Në Kanada, ura e xhamit në Alberta, që u hap vitin e kaluar, është e gjatë 35 metra dhe 300 metra e lartë.Ura e këmbësorëve në Kinë u dizajnua nga arkitekti izraelit Haim Dotan. Dotan thotë se ura gjithashtu do të shërbejë dhe si pasarelë mode, dhe mund të mbajë deri në 800 njerëz njëherësh. Ura e kanionit të madh në Zhangjiajie do të ofrojë edhe kërcimet më të larta me litar.Zhangjiajie është një park kombëtar 56 kilometra katrorë dhe ka qenë i hapur që nga viti 2009 dhe mendohet të jetë inspiruar nga planeti Pandora i filmit Avatar.
