Tenton të vjedhë automatin, i këputet litari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2015, 09:00
I maskuar, me mjetet e duhura të ngarkuara në një kamioncinë dhe mbi të gjitha me një plan të qartë në kokë , një person tenton të vjedhë në automat të vendosur në një pikë servisi në Townsville .Sic duket qartë, personi thyen xhamin e derës qëndrore të dyqanit, më pas lidh automatin me kamionçinën që më pas ta tërheqë me kamionçinë dhe të marrë paratë që ndodhen aty. Fatkeqësisht nuk ja ka dalë, pasi litari që ka përdorur është këputur gjatë tentativës së tërheqjes. Madje një pjesë e tij ka mbetur brenda dyqanit.Policia e Queensland në Australi po përpiqet të identifikojë personin që tentoi të kryejë vjedhjen, madje autoritet vendase publikuan video në internet për të marrë ndihmë nga persona që mund të identifikojë hajdutin.