Guri më i madh i smeraldit në ankand për 12 mln dollarë
Një smerald dhe një byzylyk me diamantë u shfaqën në ankandin e bizhuterive të shtëpisë Kristi në Hong Kong. Përfaqësuesit e Kristit deklaruan se guri i smeraldit është më i madhi i këtij lloji që ka dalë ndonjëherë në ankand.Sipas specialistes së bizhuterive, diamanti 38,51 karat nuk ka përbërbërje vaji, gjë e cila ka bërë që ngjyra e tij të mos ndryshojë."Këtë pranverë kemi mbi 300 bizhuteri më shumë për shitje dhe çmimi i tyre shkon në 85 milionë dollarë. Një prej tyre është byzylyku i dorës dhe smeraldi i madh pa prani nafte, i cili është më i madhi i vendosur ndonjëherë në ankand,” tha ajo, “duke shtuar se ky smerald pritet të arkëtojë 2 milion dollarë në ankandin e qershorit”.Një tjetër bizhuteri është gjerdani me rubin ngjyrë gjaku 120 karat, i cili pritet të arkëtojë 11 milion dollarë. Gjithashtu në ankad do të dalin në shitje edhe bizhuteri të familjes K'ung Hsiang-Hsi, pasardhësit e 75 të gjeneratës Konfuci. Sipas shtëpisë Kristi, çifti i familjes K'ung Hsiang-Hsi ka akumuluar një nga koleksionët më të rëndësishëm të bizhuterive, piktura kineze dhe vepra të artit modern kinez.