Loja “Solitaire” mbush 25 vjeç, kompania feston me dy turné

A keni shpenzuar orë të tëra duke luajtur Solitaire në kompjuterin tuaj?Microsoft deklaroi se loja me letra e Windows, e pëlqyer në mbarë botën, mbushi 25 vjet që nga krijimi i saj të hënën më 18 maj.Kompania do ta festojë rastin me dy turne Solitaire, duke vendosur lojtarët më të mirë të botës përballë njëri-tjetrit.Turneu i parë u zhvillua ndërmjet të punësuarve të Microsoft.“Në fillim të qershorit, të njëjtat sfida të përdorura në turné do të lançohen në lojë për lojtarët e botës,” shkruan kombania në blogun e saj.Lojtarëve do t’u jepet mundësia të konkurrojnë me 5 modele të ndryshme loje, përfshi edhe lojrat FreeCell dhe Spider.