Roberto de Niro hap hotelin luksoz në Manila

Aktori hollivudian Roberto de Niro dhe shefi  japonez Nobu Matsuhisa kanë hapur një hotel luksoz të quajtur Nobu, një kompleks që ka kushtuar 1.3 miliardë dollarë në Manila të Filipineve.Hotel “Nobu” është një nga tre hotelet e ndërtuar në Manila brenda resortit "qyteti i ëndrrave”, në të cilin ndodhen një kasino, një klub nate për shtresën e lartë dhe një park i stilit hollivudian.Bashkëpronarët De Niro dhe Matsuhisa udhëhoqën ceremoninë e inagurimit, duke prerë shiritin e kuq së bashku me zyrtarë të tjerë.Në një konferencë shtypi pas ceremonisë, De Niro u pyet nëse do të bënte një film në Filipine."Do të doja të bëja një film në Filipine, ka edhe një projekt për këtë ide, sigurisht absolutisht që kam dëshirë të bëj një film këtu”, tha ai.Shefi i njohur i kuzhinës Matsuhisa tha se hapja e hotelit është një ide pozitive dhe biznesi i tyre do të lulëzojë."Karakteristikat e bizneseve dhe restoranteve në Filipine janë hapjet e mëdha dhe hapësirat e gjera jashtë dhe brenda. Jam shumë i entuziasmuar dhe pas kësaj ceremonie do të shohim të vijnë klientët e parë dhe sigurisht do t’i shohim teksa buzeqeshin duke shijuar ushqimin tim”, u shpreh ai.Hoteli Nobu në Manila përmban 321 dhoma, si dhe një  kuzhinë e posaçme dedikuar shefit të kuzhinës.3 2 robert deniro