Pse Korea e Jugut është ‘kryeqyteti’ i operacioneve plastike në botë?

“Për aq sa më kujtohet, doja të isha dikush tjetër,” thotë fotografja Ji Yeo në lidhje me marrëdhënien e saj me operacionet plastike.Por Yeo nuk është e vetmja. Dëshira për operacione plastike është e përhapur në miliona persona në atdheun e saj, Seul, shpesh i qujatur kryeqyteti i operacioneve plastike në botë.Në një ekspozitë të re të zhvilluar në Nju Jork, vendi aktual ku Ji Yeo rri, ajo ka paraqitur fotografi që dokumentojnë përvojën e ndërhyrjeve plastike në Korenë e Jugut, ku 20% e femrave atje kanë bërë disa ndërhyrje, krahasuar me 5% e femrave në Amerikë.Sipas Shoqërisë Ndërkombëtare të Kirurgëve Plastikë kjo është një përqindje e lartë.Një numër të lartë ka dhe në Brazil, por ajo që mban kreun për disa vite me radhë është Korea e Jugut.Sipas raportimeve, arsyet se pse femrat në Seul bënin ndërhyrje plastike ishin nga më të ndryshmet, nga ajo e “të përgatiturit për një punë të re”, “të përgatiur për dasëm” si dhe për “të rifituar vetë-besimin”.Autorja e këtij shkrimi, Patricia Marx, thotë se nuk është suprizuese që një vend me kaq përmirëim të madh ekonomik të mos përqafojë qasjen e operacioneve kozmetike.Në Korenë e Jugut ka më shumë se 2000 kirurgë plastikë. Industria e turizmit mjekësor atje nga viti 2009 në vitin 2012 ka arritur një fitim prej 453 mln dollarësh. Atje shkojnë për operacione plastike shumë persona nga Kina, Japonia, Taivani, Rusia dhe Lindja e Mesme.dfads sdfas dadgadfasd agda asdgafa sdgasdga sadgasdga DAA SDGADG ASDGFASDGAD