Luana Vjollca uron për ditëlindje gjysmën e saj më të mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2015, 16:14
Dashuria mes motrave Luana dhe Marina Vjollca, duket se nuk njeh limite. Ato nuk ngurojnë për ta treguar lidhjen e veçantë mes tyre, si dhe për t’ia shprehur njëra-tjetrës dashurinë që ato ndjejnë për njëra –tjetrën .Me fjalë mjaft të përzemërta Luana i ka kushtuar një urim gjysmës së saj më të mirë, Marinës , me rastin e ditëlindjes së saj.Në rrjetin social “Instagram” Luana ka postuar një foto të cilën e ka shoqëruar edhe me shkrimin:“Happy birthday Gjysma ime! @marina_vjollca Te dua pafundesisht beb!! Pa ty skishte kuptim me festu patushe @liravjollca ”.
