Publikohen fotot e Rihannas si imazh i Dior
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2015, 11:16
Rihanna ka qenë femra e parë me ngjyrë e cila në muajin mars u konfirmua nga kompania Dior se do të jetë imazhi i produkteve të saj.Tashmë fotot e para të spotit publicitare po bëjnë xhiron e botës në internet.E mahnitshme si gjithmonë këngëtarja 27 - vjeçare ka pozuar në "Palace of Versailles" me veshje të ndryshme për kompaninë e njohur Dior.Në një intervistë të dhënë për MTV News në muajin mars, Rihanna theksoi rëndësinë e të qenurit imazh i kësaj kompanie, duke e përshkruar si një eksperiencë fantastike.
