Si ta kuptojmë kur dikush gënjen?

Sipas një hulumtimi, njerëzit gënjejnë 1 herë në 5 biseda të ndryshme gjatë ditë së tyre. Pjesa më e madhe e jona gënjen për të krijuar një pikturë më të mirë të vetvetes. Gjithashtu gënjejmë për të fshehur disa fakte dhe për të ekzagjeruar të tjera.Shkencëtarët thonë se është e mundur ta kuptojmë kur dikush po gënjen sepse ndërgjegja jonë kontrollon vetëm 5% të funksionit konjitiv, përfshi këtu edhe komunikimin. 95% tjetër përtej vetëdijes sonë. Kur dikush na tregon nëj histori që përfshin më shumë trillime se sa të vërteta, ka një ndryshim të dukshëm në strukturën e fjalisë.Sipas një videoje të hedhur në rrjetin online TED, një analizë linguistike e tekstit na ndihmon të identifikojmë  4 modele të gjuhës së mashtrimit të subkoshiencës.Së pari, gënjeshtarët i referohen pak vetes së tyre,  ndërsa bëjnë deklarata mashtruese. Ata flasin ose shkruajnë më shumë për të tjerë, gjithmonë duke e distancuar veten nga gënjeshtra.Së dyti, gënjeshtarët kanë tendencën të jenë njerëz negativë,  sepse në një nivel subkoshience, ata ndjehen fajtorë për gënjeshtrat që thonë.Së treti, gënjeshtarët i shpjegojnë ngjarjet në terma të thjeshtë ndërkohë që mendjet e njerëzve jogënjeshtarë përpiqen të ndërtojnë një gënjeshtër më komplekse. Një herë një President i Shteteve të Bashkuara tha vetëm kaq : “Unë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me atë grua”.Së katërti, njerëzit që gënjejnë kanë tendencën të përdorin fjali të gjata duke futur në to fjalë të panevojshme, me detaje të shtuara, në mënyrë që të kamuflojnë sa më mirë gënjeshtrën.