Ku ndodhen fëmijët më të lumtur në botë?

Në përgjithësi fëmijët janë të lumtur kudo që të ndodhen. Por sipas studimeve fëmijët e vendeve europiane janë më të kënaqur me shoqërinë që krijojnë, ndërsa fëmijët në Afrikë janë më të lumtur me jetën e shkollës.Studimi u bë nga Universiteti i Gëtes në Frankfurt tek 50 mijë fëmijë në 15 vende të ndryshme.Një tjetër fakt që u zbulua është se fëmijët e vendeve të Europës veriore janë të pakënaqur me aparencën e tyre dhe kanë mnugesë vetë-besimi.Ndërsa iu desh të zgjidhnin nga 0 te 10-a, përqindja e lumturisë së fëmijëve ishte relativisht e lartë. Në Turqi e Rumani, përqinja e lumturisë së fëmijëve arrinte në 78% ndërsa në Korenë e Jugut nuk shkonte më shumë se 40%.22Disa nga aspektet që ndikonin në lumturinë e fëmijëve ishin familjet e tyre, jeta në shtëpi, shoqëria, paratë, jeta në shkollë, përdorimi i kohës etj.Vihej re një rënie e  vogël e lumturisë tek fëmijët e moshës 10-12 vjeç në vendet europiane.Shpenzimi i kohës ishte një faktor kyç në nivelin e lumturisë së fëmijëve. Për shembull fëmijët në Poloni, Norvegji dhe Izrael shpenzonin më shumë kohë duke u ushtruar dhe duke bërë sport.