Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare mbreti i muzikës bluz, BB King
I ashtuquajturi “mbreti i muzikës bluz”, kitaristi dhe këngëtari, Riley King, vdiq në moshën 89 vjeçare, thotë avokati i tij.King, i njohur për hitet e tij, Lucille, Sweet Black Angel dhe Rock Me Baby, vdiq në gjumë ditwn e djeshme mw 14 maj, nw orwn 22:00, në Las Vegas.I lindur në Misisipi, King filloi të performonte në vitet 40’. Ai influencoi një brez këngëtarësh duke punuar me Eric Clapton dhe U2.Dikur i vlerësuar si kitaristi i tretë më i madh i të gjitha kohërave, ai vuante nga sëmundje shëndetsore muajt e fundit.Së fundmi ai u shtrua në spital pas gjëndjes së rënduar të diabetit.Dikur punëtor ferme, King u vlerësua me çmimin e 15 Grammy në vitin 2009 për albumin e tij One Kind Favor.Ai gjishashtu u bë pjesë e Blues Foundation Hall of Fame dhe Rock n Roll Hall of Fame.Revista Rolling Stone e ka vendosur atë pas Jimi Hendrix dhe Duane Allman në listën e 100 kitaristëve më të mirë të të gjitha kohrave.