Soni Malaj, së shpejti me këngë të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2015, 07:30
Këngëtarja Soni Malaj ka bërë të ditur për fansat e saj se së shpejti do të vijë me një këngë të re. “Me rrena”, kështu titullohet kënga e cila është paralajmëruar nga vetë këngëtarja me anë të rrjetit social “Instagram”.“Me Rrena- Soni Malaj së shpejti, rrini aktiv”, ka thënë këngëtarja, duke bashkangjitur me këtë edhe një video për klipin e ri ku duket se do të përkujdeset produksioni “Max Production”.