Elhaida Danin e mposhtin emocionet në provat e para të Eurovizionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2015, 15:38
Duket se emocionet kanë bërë që Elhaida Dani të mos paraqitej në nivelin e duhur gjatë provave të para në skenën e Vjenës , aty ku edhe do të mbahet këtë vit festivali.Kështu ka raportuar “Wiwibloggs”, faqja zyrtare e festivalit ndërsa të shumtë kanë qenë edhe komentuesit, një ndër ta Chris është shprehur:“Elhaida vetëm dukej e pasigurt për çfarë po bënte. Pa dyshim ajo do të kualifikohet, por unë nuk jam i sigurt nëse kjo është një finale (ose Eurovision)”, ndërsa një tjetër komentues ka thënë:“Ka qenë një ditë e trazuar për Elhaiden… ajo ishte dukshëm e frustruar… ende ka potencial për të bërë me mirë, por unë mendoj se një fitore mund të përjashtohet”.