Studentes fillon t’i qajë fëmija në klasë, ja si reagon profesori

Reagimi i një profesori kur fëmija e një prej studenteve të tij fillon të qajë, është kthyer në inspirimProfesori Sydney Engelberg nga Universiteti Hebre i Jeruzalemit ka 45 vjet që jep mësim. Gjatë leksionit të fundit, fëmija e një studenteje filloi të qajë.Sipas Jeruzalem Post, pa asnjë hezitim, profesori e mori në krahë fëmijën dhe vazhdoi me leksionin.Një foto nga kjo ngjarje u hodh në rrjetin social Reddit nga një përdorues. Në status shkruhej se mamaja nuk kishte para për të punësuar një babysitter, dhe prandaj e kishte marrë fëmijën në leksion. Kur fëmija filloi të qante, ajo u ndje në siklet dhe u bë gati të largohej nga klasa. Por atë e ndaloi profesori.“Ky është një profesor që vërtet kujdeset për edukimin e studentëve të tij,” shkruan një përdorues në adresën e Imgur.Dikush tjetër thotë: “Nuk arrij ta imagjinoj se sa mirë është ndjerë nëna e fëmijës për këtë xhest, duke parë që dikush e mbështeti atë”.Sipas vajzës së profesor Engelbergut, kjo nuk është diçka e pazakontë për babain e saj 67 vjeçar. Engelberg është babi i katër fëmijëve dhe gjyshi i 5 nipërve, kështu që ka eksperiencë me fëmijët. Që kur jep mësim në master ai i lejon studentet nëna të vijnë me fëmijët e tyre në klasë, biles dhe i lejon ato t’i japin gji fëmijës gjatë mësimit, raporton Metro.Foto e profesor Engelberg ka “thyer” internetin me 4500 shpërndarje në Facebook dhe me mbi 2200 komente.