Johnny Depp në konflikt me autoritetet australiane
Autoritet australiane kanë urdhëruar yllin e Hollywood, Johnny Depp të largojë menjëherë qentë e tij nga shteti i tyre, pasi kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.Autoritet australiane janë shprehur se rregullat janë njësoi për të gjithë individët që hynë në tokën australiane. "Nëse do të linim në vendin tonë yjet e kinemasë të vepronin në mënyrë të paligjshme, edhe pse janë meshkujt më të bukur në botë, atëherë duhet ta bëjmë këtë gjë edhe për njerëzit e tjerë", shprehen autoritet.Dy qentë klandestinë janë zbuluar rastësisht nga autoritet e vendit.Aktori Deep është rikthyer në Australi për të rifilluar xhirimet e filmit "Piratët e Karaibeve", të ndërprerë javë për parë për shkak të plagosjes që pësoi vetë aktori në krah.Por mesa duket edhe këtë herë problemet nuk kanë të sosur. Ai ka marrë urdhër që deri ditën e shtunë duhet të largojë qentë e tij nga Australia.