Gabriel Garko: Këtë herë fati më dha goditje pas shpine

Aktori italian Gabriel Garko në një letër për emisionin "Tv sorrisi e canzone" ka rrëfyer të vërtetën e transformimit të pamjes së tij në shfaqen e tij të fundit televizive në "L'Arena".Aktori që mban mbi supe shumë role tregon se arsyeja e fytyrës së fryrë është sëmundja e tiroideve që ai po kalon."Le ta themi: jeta më ka dashur, më ka llastuar, mi ka plotësuar të gjitha dëshirat", shprehet Gabriele.Në letrën e shkruar ai tregon se nuk i erdhi aspak mirë kur mësoi për këtë problem shëndetësor, por mendon se çdo gjë do të kaloi me kujdes dhe kurajo, pasi nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.Ja si e përshkruan Garko në disa rreshta përjetimin e tij kur mësoi për sëmundjen:"Një ditë, krejt papritur gjithaçka zhduket sikur të ishte thjeshtë një skenografi. Në vend të saj tashmë është jeta, jeta reale. Ti je në një avion dhe papritur zemra fillon të të rrahë fort. Paniku të mbërthen, ke probleme me frymëmarrjen, të mungon ajri. Mjeku që konsulton, sapo vendos këmbët në tokë ta konfirmon: "Këtë herë fati në vend të një përkëdhelje, të ka dhënë një goditje pas shpine. Ju keni një problem me shëndetin". Nuk ishte shakaja e një filmi, ishte realiteti i vështirë dhe i hidhur. Të japin një kurë dhe krejt papritur e shikon veten me një fytyrë të fryrë. Operatori të thotë se je një dështim, dukesh si Garko me dhimbje dhëbësh. Ndërro mjek, ndërro kurë, ndërro terapi dhe ndërkohë të thonë që ke probleme me tiroidet. O Zot, asgjë e rëndë, mjafton të tregosh pak kujdes. Nuk do jetë një problem me sëmundjen që do të më ndalojë. Unë jam një nga ata që kam firmosur një firmë me fitoren. Kuroja".Gabriel Garko beson se fansat do ta pëlqejnë edhe pse tashmë është pak i fryrë. "Mendoj se fansat do më duan edhe kështu. Edhe unë jam njeri kështu që nuk mund të jem gjithmonë perfekt. Jam shumë i zhgënjyer me disa njerëz që menjëherë publikuan foto dhe thanë shumë gjëra pa më pyetur më parë mua personalisht".20150504_96873_garko-domenica-in 20150504_96873_garko-small 20150504_96873_selvaggia_lucarelli_gabriel_garko/oranews.tv/