Nina Agdal topless, ekspozon të djegurën e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2015, 09:09
Supermodelja Nina Agdal nuk ka mundur ta fshehë shenjën e të djegurës poshtë gjoksit të saj. Kjo duket qartë në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram” ku duket se djegia ka ardhur si pasojë e rrezeve të tepërta.Përvec këtij “defekti” , gjithçka duket perfekte tek Nina Agdal e cila duket tepër seksi edhe me fytyrën “me ujë dhe sapun”. Nina me një trup mjaft të bukur di si ti bëjë për vete dhe të marrë vëmendjen e të gjithëve.Kohët e fundit ajo ka pozuar topless për një markë të njohur këpucësh tenisi dhe për dy vjet me radhë për “Sports Illustrated”.