Elhaida Dani prezanton këngën e saj të Eurosong “I’m alive”
Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”, prezantoi te merkuren ne mbremje përpara nje publiku te zgjedhur ne Tiranë, këngën e saj “I am alive”.Autorët e këngës janë të njohurit si Zzap&Chriss, Arbër Elshani (Zzap) dhe Chriss Lekaj.Në këtë aktivitet organizuar në Hotel Rogner, ishte i pranishëm ambasadori i vendit organizator të “Eurosong”, Austrisë, Thomas Schnoll, i cili i uroi suksese këngëtares shqiptare dhe shprehu bindjen se Elhaida Dani do te përfaqësojë denjësisht këngën shqiptare në “Eurosong”.Këngëtarja duke falenderuar pjesmarrësit u shpreh se mundësia për të marrë pjesë në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm dhe përfaqësimi i Shqipërisë, është një ëndërr dhe një nder për të. Dani u shpreh se pavarësisht rezultatit ajo do të rikthehet si një fituese nga “Eurosong”.
Ndërsa Drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka theksoi në fjalën e tij se TVSH do ta mbështesë maksimalisht Elhaidën në këtë kompeticion, dhe sprehu bindjen se falë Elhaidës dhe këngës së saj Shqipëria do të përfaqësohet dënjesisht në ketë edicion të ‘Eurosong”.Këngëtarja Elhaida Dani do të performojë në gjysmëfinalen e parë të Eurosong më 19 maj, ku për rivalë do të ketë vendet si Greqia, Maqedonia, Estonia, Holanda, Moldavia, Finlanda, Belgjika, Armenia, Serbia, Danimarka, Bjellorusia, Rumania, Spanja, Austria, Franca, Rusia, Gjeorgjia dhe Hungaria.Ajo do të performojë e 14-ta dhe nëse kualifikohet më tej, do të performojë në finalen e 23 majit.Elhaida Dani ka lindur në Shkodër, në 17 shkurt 1993. Ajo eshte fituese e disa çmimeve si Star Akademi, Top Fest , The Voice of Italy, e së fundi fituese e Festivalit të Këngës në RTSH 2014 , çmim që e bën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong 2015.Dani ka studiuar piano që në moshën 6-vjecare në shkollën ‘Prenkë Jakova’ në Shkodër. Ka marrë pjesë në talent–show “Star Academy”, ku është shpallur fituese në vitin 2009. Më pas ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare si në Rumani, Bullgari etj.
Konkurrimi i saj në festivale fillon në Kënga Magjike 2008 ku këndoi “Fjala e fundit” dhe më pas në vitin 2011, në festivalin e këngës në RTSH. Ajo këndoi “Mijëra Vjet” dhe u nderua me çmimin “Melodia më e mirë”.Viti 2012 është një vit i paharruar për Elhaiden pasi publikoi albumin e saj të parë dhe më pas në Top-Fest u shpall fituese e çmimit të madh me këngën “S’je më”.
Marrë nga: ATA