Diamanti i rallë dhe rubini i kuq gati për të thyer rekordin në ankand

Një diamant i rrallë, ngjyrë rozë e lehtë, 8.72 karat dhe një rubin ngjyrë e kuqe gjaku, 25.59 karat, pritet të thyejnë rekordin në ankandin e Sotheby në Gjenevë më 12 maj.Diamanti rozë është klasifikuar nga Sotheby si "jashtëzakonisht i rrallë dhe parashikimet për shitjen e tij shkojnë nga 14 deri në 18 milionë euro. Drejtori i Sotheby ndërkombëtar David Bennett shpjegon perlën unike:"Ky është shumë i rrallë, jo vetëm se është ngjyrë shumë e bukur, por edhe për shkak të formës klasike, njësoj si prerjet e diamanteve të shekulit të 19 dhe në pjesën e dytë të shekullit të 18. Të kesh një diamant me këtë tonalitet të rozës, më këtë prerje klasike, jo të modifikuar, është teknikisht shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse guri është aq interesant”, deklaroi ai.Përpos të gjithave, guri i rrallë ka një sfond historik, duke e bërë atë edhe më shumë interesant."Ai ka gjithashtu një prejardhje fantastike, të mbushur me shumë mister në të kaluarën e tij. Guri mund të ketë qenë pjesë e koleksionit të Princeshës Matilde, mbesa e Napoleonit. Pra, është një gur interesant dhe gjithashtu një formë shumë, shumë e bukur, duke e bërë rozën edhe më tërheqëse dhe magjepsëse.Më peshë 8.72 karat, diamanti është një nga më të mëdhatë në treg kohët e fundit, pas atij të shitur tetorin e kaluar po ngjyrë rozë, 8.41 karat dhe që mori vlerën afërsisht të 18 milionë dollarëve.Ylli tjetër i shfaqjes është rubini me një të kuqe tejet të gjallë, si ajo e gjakut, 25.59 karat, i njohur si "Sunrise Rubi", i cili pritet gjithashtu të thyejë rekordet."Ardhja e këtij guri me kapi në befasi, sepse nuk e dija që ishte 25 karat dhe kjo peshë shumë e madhe për një rubin Burmese. Por kësaj i shtohet edhe ngjyra e kuqe e fortë dhe e gjallë duke e bërë edhe më të vecantë. Për mua është një gur unik dhe nuk kam parë deri tani një të ngjashëm, në këtë peshë dhe në këtë ngjyrë, do të duhej mbase një tjëtër jetë për të gjetur një tjetër si ky”, u shpreh Bennett.Në ankand përveç diamantit rozë dhe rubinit të kuq do të jetë në shitje edhe një koleksion privat bizhuterish nga Cartier, ku disa prej të cilave i përkisnin dukeshës mari të Roxburgh.ruby3 ruby5