Laura Pausini dhe Ricky Martin, juria e talenteve në “La Banda”

Laura Pausini është kthyer tashmë në Tv si “gjyqtare” e talenteve. Pas eksperiencës së dyfishtë  në “La Voz” dhe “La Voz…Meksikë”, versioni meksikan spanjoll i “The Voice”,  këngëtarja do të marrë pjesë në “La Banda”, program i prodhuar nga anglezi Simon Cowell dhe do të transmetohet në gjuhën spanjolle duke filluar nga shtatori 2015. Krahas Laura Pausinit do të jetë edhe këngëtari Ricky Martin: “Mezi pres për të filluar”, ka komentuar këngëtarja.Qëllimi i spektaklit është të zbulojë talentet për të formuar grupin më të madh latin. Një projekt që e intrigon shumë këngëtaren. “ La Banda” do të jetë me të vërtet një program i veçantë, sepse përzierja e talenteve që duhet të jenë të “fuqimshëm”fillimisht vetëm, mund të shpërthejnë sëbashku, por duhet të zgjedhim me kujdes dhe të ekuilibrojmë të gjitha aspektet- tha Laura Pausini.laura3