Adam Levine goditet me sheqer në fytyrë

Adam Levine u godit me pluhur sheqeri në momentin që po shkonte në studion e Jimmy Kimmel.Këngëtari i bandës Maroon 5 po përshëndeste fansat e tij kur dikush e qëlloi me sheqer pluhur, duke ia lënë njërën anë të fytyrës komplet të bardhë.Ai nuk ngeli aspak i kënaqur nga ky gjest.Personi që goditi me sheqer u neutralizua menjëherë nga policia. Ndërsa Adam vazhdoi i qetë rrugën e tij drejt studios së Jimmy Kimmel.