Reagon Gabriel Garko: Çfarë botoksi? Është një mashtrim i internetit

“Atë ditë në televizion në emisionin Domenica In, nuk isha mirë, isha i lodhur e me probleme shëndetësore. Giletti më kishte ftuar në emision sepse më tha se isha divi i fundit në Itali por nuk është e vërtetë”.Kur u pyet se si reagoi kur mori vesh për lajmin, Garko tha : “Reagova keq, sepse ka njerëz që rrinë përpara kompjuterit dhe mundohen të të nxjerrin keq”.“Kur pashë foton, u trondita. Fillova të dyshoja nëse isha vërtetë kështu. Me një grup miqsh në shtëpi po përpiqesha ta bëja disa herë atë lloj mimike fytyre por nuk arrija. Është një foto e montuar, dhe janë përpjekur të zgjedhin mënyrën më të keqe të mundshme për të më deformuar,” u shpreh Garko.“Nga kjo ngjarje mësova që medias mos t’i besoj më kurrë, nëse diçka nuk e shoh me sytë e mi. Çfarë duam të arrijmë me këtë? Dikush poston një mashtrim në internet e të tjerët i shkojnë prapa. Askujt nuk i shkoi në mendje se ishte mashtrim? Fika televizorin dhe celularin tim sepse u bëra keq. Dhe të mendosh që vetëm disa ditë më parë, shkruajta në facebook-un tim – Përshkruajeni Gabrielin me 5 fjalë? Imagjinoni se çfarë kanë menduar njerëzit”.