Kanavaca 3500 vjeçare egjiptiane del në ankand
Një kanavacë egjiptiane 3.500 vjeçare prej liri polikromatik është shfaqur në Paris, para se të shkojë në ankand në mes të muajit qershor.Me titull "Ta-nedjem linen square", pjesa e rrallë është një një lloj i veçantë i tekstilit funeral Theban, i cili daton në dinastinë e tetëmbëdhjetë të Mbretërisë së re të Egjiptit në vitet 1400-1300 para lindjes së Krishtit.Ajo u zbulua nga arkeologu francez, Bernard Brujeh në zonën e Deir el-Medina, e cila dikur ka qenë fshat artizanal në Luginën e Mbretërve, në lindje të Egjiptit.Drejtori i shtëpistë së ankandit PIASA, Henri-Pierr Teissedre tha se ky ishtë një zbulim i madh i antikitetit të lashtë egjiptian." Ky është emocioni që vjen nga atje. Nuk ka asgjë më të brishtë se këto fillesa të vogla prej liri dhe 3.500 vjet më vonë ne kthejmë në memorje Ta-nedjemiin, kujtim i cili kishte humbur për më shumë se 3 mijë vjet”.Karakteri i portretizuar në kanavacë, i quajtur Ta-nedjem, ende mbetet i panjohur dhe nuk rezultonas në librin e madh të emrave egjiptianë “Agyptischen Personennamen" nga Hermann Ranke.Megjithatë, veshja e tij, stolitë dhe mobiljet luksoze, dëshmojnë për statusin e rëndësishm të këtij njeriu brenda komunitetit.Christophe Kunicki, ekspert i antikave greke, romake, egjiptiane dhe ato të Lindjes së Afërt, e përshkruan kështu pikturë."Ai mban një copë pëlhurë në të djathtën e tij dhe ka shtrirë krahun e majtë drejt një tavoline të mbushur me ushqime, në të cilën shihen tre sfera të mbushura me bukë dhe një copë mish në mes.Pastaj ai është identifikuar në mënyrë perfekte nga mbishkrimi me hieroglife, i cili shkon nga e djathta në të majtë dhe që mund ta deshifrojmë.Gjithçka është e mirë dhe e pastër ofrohet për shpirtin e Ta-nedjem, përveç zerit. Pra ajo që kuptohet nga hieroglifet është se personazhi në kohën kur është portretizuar ka qenë i vdekur”, thotë Kunicki.Ai shpjegon se egjiptianët e lashtë besonin shumë në jetën e përtejme dhe mesonin se të vdekurit kishin nevojë për furnizime në udhëtimin pas vdekjes.Ankandi për kanavacën e lashtë egjiptiane do të zhvillohet më 18 qershor.
