Momenti prekës, aktori Ashton Kutcher surprizon nënën e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2015, 12:00
Ndërkohë që dita e nënës për shumë bij do të thotë të kujtohesh për të blerë një kartolinë apo buqetë me lule, për Ashton Kutcher ajo përfshin ridekorimin e gjithë shtëpisë.Aktori vendosi të rimodelojë shtëpinë e fëmijërisë në Homestead, si një surprizë të veçantë për nënën e tij Diane.“Është mënyra ime për t’i thënë faleminderit nënës time”, tha 37-vjeçari duke e quajtur atë si ëndrrën e tij të përjetshme.“Nëna ime ka patur një ndikim mjaft të madh në jetën time, dhe nëse bëj diçka për t’i thënë faleminderit, është gjëja e drejtë që duhet bërë”-shtoi ai.