“Canismo”, arti i ri për ndërgjegjësimin ndaj trajtimit të kafshëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2015, 10:49
Një art i ri i quajtur ‘Canismo’ i ka dhënë liri kreative një grupi qensh të ‘krijojnë’ art.Ky projekt është ndërmarrë për rritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve për qentë e pastrehuar në Brazil.Në video tregohen disa qen të lyer me bojë, që pasi tunden, shpërndajnë bojën nga qimet e tyre.“Tundja dhe përhapja e bojës sjell një art të mrekullueshëm lirie, ku secila pikë boje mbart njollën e paragjykimit. Dhe kafshët duhet të lirohen nga ato,” thonë organizatorët e projektit Canismo.
