Australi, kapet krokodili gjigand, përbënte rrezik për komunitetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2015, 14:21
Një ‘krokodil monstër’ me peshë 546 kg dhe gjatësi 4.2 metra u kap pasi terrorizoi banorët e vendit.Përbindëshi i madh kishte ngrënë shumë qen dhe kishte tmerruar fëmijët e zonës përreth, kur dilte në lumin Daly, Australi.Rreshteri Australian Tom Nichols, tha se krokodili përbënte rrezik për komunitetin, dhe sidomos për fëmijët që notonin ose gjuanin për peshk në lum.Rreshteri tha se ishte e vështirë ta kapje atë kafshë gjigande por tani po transportohet në një fermë të sigurtë ku nuk përbën rrezik.
