Obama flet për pensionin te Leterman: Do luajmë domino bashkë

Presidenti amerikan Barak Obama, ishte i ftuar nderi në një prej emisioneve të fundit të moderatorit amerikan, Devid Leterman, që pritet t'i dorëzojë stafetën e emisionit "The Late Show" komikut Devid Kolber.Gjatë bisedës miqësore, presidenti i zbuloi Letermanit edhe planet për të kaluar kohën pas daljes në pension, pasi edhe Obama i afrohet fundit të mandatit."Po mendoja që ne të dy mund të luanim domino bashkë. Mund edhe të shkojmë për kafe dhe t'i tregojmë histori njëri-tjetrit," tha Obama.Në pjesën më serioze të bisedës, Obama pranoi se ishte tepër e rëndësishme që shteti të krijonte më shumë vende pune për të rinjtë e minoriteteve, si e vetmja zgjidhje për të parandaluar shfryrjet e dhunshme si ngjarjet e ndodhura së fundmi në Baltimor.Barak Obama: "Xhepat e tyre janë të mbushur me varfëri, ka mungesë mundësish, arsimi në të gjithë vendin. Dhe shpesh i injorojmë këto aspekte, deri sa ndodh diçka e rëndë".Para se të merrte pjesë në "Late Show", Obama prezantoi në "Lehman College" të Bronksit "Aleancën për Mbrojtjen e Vëllezërve", një organizatë jo fitimprurëse, vazhdim i një nisme të Shtëpisë së Bardhë për të rritur mundësitë e arsimit dhe punësimit për të rinjtë e minoriteteve në Shtetet e Bashkuara.