Armani 40 vjet karrierë, Shanel në Korenë e jugut

I ka mbyllur ashtu siç duhet, me modë, ngjyra dhe elegance në pasarelë, celebrimet për 40 vitet e karrierës së tij Giorgio Armani. 40 vite modë, duken qartë edhe vetëm me një sfilatë në Milano.Mund të konsiderohen veshje pa kohë, edhe pse shumica prej tyre janë pjesë e koleksionit 2014-2015. Ngyra të ftohta, të qëndrueshme për çdo event, prezencë e lartë feminiliteti dhe gjithcka thjesht shik.Shumë në përditshmëri shprehen se “Armani është Armani”, teksa këto modele fustanesh thonë gjithçka.Para kësaj sfilate, stilisti italian organzioi edhe natën gala, në të cilën morën pjesë shumë prej personaliteteve të modës, ekranit, dhe kinematogafisë jo vetëm italiane, por edhe botërore,Dhe nga moda italiane shkojmë tek ajo parisiane. Shanel duket se për koleksionet 2015-2016 ka  ndërthurur edhe stilin tradicional të Koresë së Jugut. Në prezantimin në Seul binin në sy ngjyrat e ndezura dhe tradicionalja koreanojugore.Funde mbi gju, xhaketa me mëngë të gjera, por të shkurtra, pantallona gjithashtu stil i lirë dhe i lëshuar, fustane slim larxh, pra në përgjithësi një siluetë voluminoze për të gjitha femrat Shanel të dy viteve të ardhme.Edhe aksesorët kishin vulën e tradicionales së vendit, frymëzuar edhe nga periudha e dinastisë  mbretërore Chosun. Sa u përket ngjyrave,ka një gamë të gjerë që nga roza, portokalli, vjollcë, e gjelbër e fortë dhe smeraldi, blu mbretërore, dhe tonalitete të tjera, të gjitha këto të frymëzuara nga kultura e Koresë së Jugut.Themeluar nga Coco në 1909, Chanel është një nga etiketat më të njohur në botë.