Ndahen zyrtarisht Tiger Woods dhe Lindsey Vonn

Ka përfunduar gjithçka mes çiftit të famshëm Woods - Vonn. Golfisti Tiger Woods dhe skiatorja kampione olimpike Lindsey Vonn janë ndarë pas një marëdhënie tre vjeçare.30 vjeçarja ka përdorur rrjetin social Facebook për të njoftuar ndarjen me Woods, para se ky i fundit të lajmëronte në faqen e tij zyrtare.Pas gati tre vitesh, unë dhe Tiger kemi vendosur reciprokisht t’i japim fund marëdhënies tonë. Gjithmonë do të ruaj në memorje kujtimet e kësaj periudhe që kaluam së bashku.Fatkeqësisht kemi të dy të njëjtin stil jete dhe impenjimet na mbajnë shumicën e kohës larg.  Gjithmonë do ta admiroj dhe respektoj Tiger.“Ai dhe familja e tij e mrekullueshme do të kenë një vend të veçantë në zemrën time,” shkruan Vonn.Nga ana tjetër edhe 39 vjeçari  Woods konfirmoi ndarjen, duke shprehur admirim dhe respekt për partneren e tij në tre vitet e fundit.“Ajo ka qenë e mahnitshme me fëmijët dhe të gjithë familjen time, por për fatin tonë të keq garat dhe impenjimet sportive nga mbajnë larg njëri-tjetrit,” shkruan ai.Çifti njoftoi marrëdhënien e tyre në vitin 2013, pas spekulimeve dhe thashethemeve për ta teksa shfaqeshin në evente së bashku.39 vjeçari është i njohur për skandalet e tij seksuale, veçanërisht në atë që çoi në ndarjen me ish-modelen suedeze Elin Nordegren .