Kush e vrau Chavezin..?

Presidenti i Venezulës, i trajtuar muajin e fundit për kancer vdiq dje në Karakas, megjithatë janë hedhur dyshimet e para rreth  vdekjes së tij e cila ishte planifikuar nga SHBA-të.Zv.presidenti Nicolas Maduro, bëri të ditur lajmin e vdekjes së presidentit venezulian, në moshën 58-vjeçare.Më pas Maduro tha se bëhet fjalë për komplot kundër Venezuelës, duke shfaqur bindjen se kanceri i tij, i diagnostikuar fillimisht në vitin 2011, është shkaktuar nga "një lojë e pistë e armiqve të Venezuelës". Chavez ka qenë njëri nga liderët më të zëshëm majtistë të Amerikës Latine dhe një kritik i vendosur i "imperializmit" të SHBA-së.Të njohura janë sulmet e Chavezit ndaj Ish- Presidentit Amerikan, Bush, të cilin e quante djall, të alkoolizuar dhe "njeri të rrezikshëm". Po ashtu dhe Ish- kryeministrin britanik, Blair, të cilin e quante një qen imperialist. Por edhe në fund të jetës, toni nuk ndryshoi. Dy diplomatë amerikanë u dëbuan nga vendi, duke u cilësuar si armiq.